Sot më 26 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit për trajnime të vazhdueshme, është duke e zhvilluar trajnimin nga fusha komerciale me temë: “Zbatimi dhe specifikat e Instrumenteve ndërkombëtare, Direktivave dhe Rregulloreve të UE-së mbi çështjet komerciale dhe doganore”.
Trajnimi është dizajnuar për të shënjestruar ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës në adresimin e rasteve me element të huaj, të cilat potencialisht kërkojnë zbatim të instrumenteve ndërkombëtare apo atyre të UE-së.
Më pas, gjatë trajnimit do të shtjellohet edhe Konventa për Shitjen Ndërkombëtare të mallrave si njëri nga instrumentet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e së drejtës komerciale, kurse në fund të trajnimit do të trajton çështjet komerciale, doganore e fiskale në kuadër të UE-së, me theks të veçantë ato që kanë ndikim në shtetet e treta.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do të kenë rastin të ballafaqohen edhe me raste praktike të përgatitura nga trajnuesja znj. Donikë Qerimi.
Përfitues të trajnimit janë Gjyqtarë nga Gjykata Komerciale dhe Gjykatat Themelore.
26-09-2023