Më 02 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kallëzimi penal”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.
Në kuadër të këtij sesioni janë trajtuar: Kallëzimi penal nga organet tjera shtetërore, Kallëzimi penal nga personat / qytetarët, kallëzimi penal i rremë dhe pasojat e tij, raporti i veçantë dhe sigurimi i të dhënave plotësuese nga vet prokurori
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
02-10-2023