Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-10-2023

Nën moduli: Shqyrtimi fillestar dhe i dytë, sesioni tretë (simulim gjykimi): Fjala përfundimtare, si dhe procedura e marrjes dhe e shpalljes së aktgjykimit

Më 02 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni i cili është realizuar në formë simulimi gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata X, kanë praktikuar  fjalën përfundimtare, marrjen në pyetje të aktgjykimit dhe Shpalljen e aktgjykimit.

Simulim gjyqësor  është realizuar në ambientet e Gjykatës Supreme.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga radhët e komunitetit boshnjak dhe tjetri nga ai turk.

Shpërndaje :