Më 04 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura sipas mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: punimi i vendimit të Gjykatës së Apelit, bazat ankimore për ushtrimin e ankesës, ankesa kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit dhe rregullat e përgjithshme të procedurës ankimore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
04-10-2023