Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-10-2023

Nën moduli –Aktgjykimi dhe llojet e tij, sesioni i dytë: Aktvendimi dënues

Më 09 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Aktgjykimi dhe llojet e tij” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: aktgjykimi dënues dhe hartimit të aktgjykimit fajësues të strukturuar  me të gjitha elementet të cilat janë të domosdoshëm për ti përmbajtur.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :