Tranim i Trajnuesve
Më 20 - 28 Prill 2012 IGJK në bashkëpunim me USAID/EROL, ka mbajtur trajnimin e trajnuesve në kuadër të programit për gjuhë angleze ligjore dhe hulumtime.
Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëmarrësve në zhvillimin e kapaciteteve të tyre si trajnues të ardhshëm potencial, të cilët edhe do të hartojnë modulet e kursit për gjuhën angleze ligjore dhe hulumtuese. Kandidatët e suksesshëm pas përfundimit të këtij procesi do të certifikohen si trajnues.
Objektivat themelore të trajnimit ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të jenë në gjendje të: fitojnë teknikat dhe shkathtësitë praktike në mësimdhënien e Anglishtes Ligjore;
- mësojnë të dizajnojnë dhe zhvillojnë modulin e Anglishtes Ligjore për IGJK-në;
- krijojnë planet mësimore ditore;
- kuptojnë përdorimin e mjeteve të vlerësimit në klasat e Anglishtes Ligjore.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit patën rastin, që përmes demonstrimit praktik të teknikave trajnuese të njohin krijimin e një ambienti pozitiv në klasë, të kuptojnë mënyrat e ndryshme të mësimdhënies siç janë ajo e të mësuarit direkt, të mësuarit bazuar në detyra, ndikimi vizual në klasë etj.
Ndër të tjera u trajtua edhe strategjia e leximit në klasë, përdorimi i teknologjisë në klasë dhe plani mësimor.
Përfitues të trajnimit ishin kandidatët të cilët e kanë kaluar me sukses testin për pranim në këtë program.
28-04-2012