Më 10 tetor, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Prokurori i shtetit, mbrojtësi dhe i pandehuri si palë në procedurën penale” me trajnues znj. Laura Pula, prokurore në Zyre të Prokurorit të Shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: I pandehuri gjatë procedurës paraprak, kuptimi i nocionit ekspert në procedurë penale, i pandehuri pas ngritjes së aktakuzës, i pandehuri në rastet e urdhrit ndalues, ngrirjes së pasurisë dhe masës së përkohshme dhe mbrojtësi i të pandehurit në procedurën penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
10-10-2023