Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-10-2023

Nën moduli: Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, sesioni i tretë Paraburgimi për kryerësit me çrregullime mendore

Më 13 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, në mbështetje të trajnuesit  z. Avni Mehmeti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: paraburgimi dhe kushtet dhe kërkesat ligjore për masën e paraburgimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre një është nga komuniteti  boshnjak dhe një nga komunitetit turk.

Shpërndaje :