Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-11-2023

Trajnim për praktikën gjyqësore për mbrojtjen gjyqësore në rastet e pengim posedimit dhe servituteve dhe e drejta pronësore me element të huaj

Më 01-02 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me GIZ janë duke realizuar trajnimin me temë Trajnim për praktikën gjyqësore për mbrojtjen gjyqësore në rastet e pengim posedimit dhe servituteve dhe e drejta pronësore me element të huaj”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Kujtim Pasuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Donikë Qerimi, Profesor në Katedrën e së Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës z. Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga kjo fushë.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Dhoma Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjakatarët e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :