Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-11-2023

THIRRJE PËR APLIKIM - Kursi HELP me temë “Arsyetimi gjyqësor dhe të drejtat e njeriut”

Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës fton profesionistët e interesuar ligjorë që të aplikojnë për ndjekjen e Kursit për të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjor (HELP) me temë:  “Arsyetimi Gjyqësor dhe të Drejtat e Njeriut”. Ky kurs synon praktikuesit përkatës ligjorë në gjyqësor, duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët, dhe bashkëpunëtorët profesional në gjyqësor.

Vendimet gjyqësore të arsyetuara mirë nuk janë thjesht një detyrim ligjor; ato gjithashtu shërbejnë për qëllime të shumta. Aktgjykimet e arsyetuara u tregojnë palëve se argumentet e tyre janë dëgjuar dhe janë marrë parasysh. Nëpërmjet arsyetimit adekuat, palët në procedurë mund të kuptojnë pse dhe si gjyqtari ka arritur në një përfundim të caktuar dhe, për rrjedhojë, të marrin parasysh nevojën për ankesë. Arsyetimi i mirë gjithashtu lehtëson pranimin e aktgjykimit nga palët dhe nga publiku i gjerë. Së fundi, vendimet gjyqësore të arsyetuara janë një mbrojtje kundër gjykimit arbitrar dhe garantojnë dhënien e duhur të drejtësisë, por edhe besimin e publikut në sistemin gjyqësor.

Në vendosjen e çështjeve në nivel vendor, gjykatat zakonisht janë të detyruara sipas ligjit të paraqesin arsyetim të detajuar për vendimet e tyre. Megjithatë, detyrimet thelbësore në lidhje me përmbajtjen e atij arsyetimi burojnë gjithashtu nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), siç interpretohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në praktikën e saj gjyqësore.

 

Shpërndaje :