Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-05-2017

Trajnimi praktik në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Më 03 maj 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka realizuar trajnimin praktikë për prokurorët e sapoemëruar të cilët janë duke vijuar trajnimin në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar.

Qëllimi i trajnimit ishte që prokurorët e sapoemëruar të thellojnë njohuritë për parimet, rolin dhe fushëveprimin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Gjatë trajnimit fillimisht u pasqyrua një historik i shkurtër i themelimit dhe zhvillimit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, baza ligjore dhe struktura organizative, mbi të cilat ushtron fushë-veprimtarinë e saj. Më tej, trajnimi u fokusua në elaborimin e çështjeve që ndërlidhen me të drejtat e subjektit të të dhënave, të dhënat personale të ndjeshme, transferimi i të dhënave personale, si dhe detyrat dhe roli i Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili funksionon në kuadër të institucioneve tjera.

Qasja e zyrtarit nga ASHMDHP ishte karakterit interaktiv me ç’ rast prokurorët e sapoemëruar, kishin hapësirën për të paraqitur dhe diskutuar për çështjet e interesit të përbashkët.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të gjeneratës së VI të PTF-së.

Shpërndaje :