Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-09-2017

Kontratat në ekonomi

Më 20 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, realizoi trajnimin me temën “Kontratat në ekonomi”.

Qëllimi i këtij trajnim ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kontratën mbi ndërtimin dhe specifikat e tyre, kuptimin e klauzolave në kontratat e ndërtimit, kontratën publike, si dhe zbatimi i uzansave të ndërtimit në kontratat e ndërtimit.

Në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan çështjet e lidhjes së kontratës, veprimet paraprake për lidhjen e kontratës për ndërtimin, vendimi për ndërtimin e objektit, sigurimi i mjeteve financiare, leja e ndërtimit, çmimi i punimeve, si dhe ndryshimi i çmimeve.

Po ashtu trajnimi u fokusua edhe në programin investiv dhe dokumentacionin teknik, ku programi investiv përmban përshkrimin e objektit dhe të dhënat mbi qëllimin e objektit dhe kohëzgjatjen e ndërtimit, si dhe afatet e kryerjes së punës që janë të caktuar në kontratë.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësi të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikën gjyqësore aktuale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të Gjykatës së Apelit dhe gjykatave  themelore si dhe zyrtarë ligjor nga Departamenti për Çështje Ekonomike.

 

Shpërndaje :