Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-05-2012

PVAL Tryezë diskutimesh “Ndërmjetësimi në procedurë penale”

Tryezë diskutimesh “Ndërmjetësimi në procedurë penale”

Më 15 maj 2012, IGJK ka realizuar një tryezë diskutimesh nga lëmia penale me temën e lartpërmendur. 

Qëllimi i kësaj tryeze ishte që gjyqtarët e të gjitha niveleve të avancojnë njohuritë e tyre  lidhur me  ndërmjetësimin në procedurë penale, duke filluar nga baza ligjore, parimet, fillimi, zhvillimi dhe përfundimi i kësaj procedure si dhe të drejtat e obligimet e palëve në këtë procedurë.

Objektivat themelore të kësaj tryeze ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të tij të jenë në gjendje të:
• Analizojnë institutin e ndërmjetësimit në procedurën penale,
• Identifikojnë dilemat e zbatimit të ndërmjetësimit,
• Zbatojnë drejt procedurën e ndërmjetësimit  në praktik,
• Dallojnë ndërmjetësimin nga institutet tjera juridike,
• Përpilojnë shkresat e nevojshme për inicimin dhe përfundimin e procedurës së ndërmjetësimit.
Gjatë këtij trajnimi në fokus të trajtimit ishte baza ligjore e procedurës së ndërmjetësimit, mundësitë dhe efektet e kësaj procedure.

Shpërndaje :