Me 17-18 tetor 2017, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të UNDP do të realizoj Tryezën e punës me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit.
Në këtë tryezë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit do të prezantojnë të gjeturat në praktikën gjyqësore që vijnë si rezultat i hulumtimit të shkaqeve që lëndët e divizionit civil të Gjykatës Themelore kthehen në rishqyrtim, dhe më pas nga grupet punuese për çështjet e identifikuara në procedurë civile do të jepen rekomandime.
Si rezultat i kësaj tryeze dhe punës hulumtuese të gjyqtarëve gjatë këtij viti do të finalizohet një përmbledhje me praktikë dhe komentim të rasteve për të ndikuar në zvogëlimin e trendit të lëndëve që kthehen në rishqyrtim.
Pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë gjyqtarët e divizionit civil të gjykatës së Apelit.
17-10-2017