Më 25 tetor 2017, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Shqyrtimi i kërkesave kreditore dhe pronësore në procesin e likuidimit”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Paraqitja e kërkesave/ankesave kreditore dhe pronësore në Komisionin e Likuidimit dhe në Dhomën e Posaçme, Procedura e trajtimit të kërkesave pronësore dhe kreditore në komisionin e Likuidimit dhe në Dhome e Posaçme.
Përfitues të këtij trajnim janë: Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme, gjyqtarët e Gjykatave themelore-divizionit civil dhe zyrtarët e AKP-së.
25-10-2017