Më 19 dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Aspektet procedurale të shqyrtimit gjyqësor, roli i prokurorit të shtetit gjatë shqyrtimit fillestar dhe praktika gjyqësore lidhur me shqyrtimin fillestar.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
19-12-2023