Më 26 dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Instituti i lirimit nga dënimi sipas dispozitave të marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe dispozitave lidhur me dëshmitarin bashkëpunues dhe përparësitë dhe mangësitë e lirimit nga dënimi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
26-12-2023