Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2017

Dëshmitë e mbledhura nga facebook dhe platformat tjera të mediave sociale

Më 07-08 dhjetor 2017,  Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX organizon trajnimin me  temë “Dëshmitë e mbledhura nga facebook dhe platformat tjera të mediave sociale”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet: Çfarë janë mediat sociale? Çfarë lloji të informatave relevante postojnë vepërkryerësit (apo të tjerët që kanë lidhje me ta) në media sociale? Dallimi i vlerës evidenciale mes informatave të marra nga Facebook (dhe mediave tjera sociale) dhe informatave inteligjente; Principet e përgjithshme ligjore dhe çështjet procedural në lidhje me mbledhjen e dëshmive të pranueshme nga Facebook dhe platformat tjera të mediave sociale online.  Gjetja dhe mbledhja e informatave relevante në Facebook dhe platformat tjera të mediave sociale; Etika në lidhje me hetimet e mediave sociale online; Implikimet e të Drejtave Njerëzore: respektimi i të drejtës së privatësisë; Si mund të përdoren informatat relevante si dëshmi të pranueshme në procedurë penale; Bashkëpunimi efektiv polici-prokurori për përdorimin e informatave në kohë reale nga postimet në Facebook.

Përfitues të  këtij trajnimi janë: Prokurorë nga Prokuroria e Apelit dhe niveli Themelor,  Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe niveli Themelor. 

Shpërndaje :