Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-05-2012

ToT Trajnim bazik për trajnuesit e IGJK-së lidhur me mësimin në distancë dhe Platformën “ ILIAS”

Me 25 maj 2012, IGJK organizoi tryezën e parë të punës lidhur me mësimimin në distancë (E-learning) për trajnuesit e IGJK-së në lëminë e së Drejtës së BE-së.  Platforma ILIAS është krijuar dhe zhvilluar në bashkëpunim dhe mbështetje të programit Twinning, EU-LER Reformimi i Sistemit të Arsimimit Ligjor - Një Projekt i financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Ky është hapi i parë i IGJK-së kah zbatimi intensiv i arsimimit elektronik në procesin e trajnimeve dhe inkorporimit të sistemit ILIAS për menaxhim me trajnimet.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte përfitimi i njohurive themelore nga ana e trajnuesve të IGJK-së lidhur me platformën ILIAS – mësimi në distancë dhe aplikimi i kësaj metodologjie trajnuese në programet e IGJK-së.

Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që përfituesit pas përfundimit të tij të jenë në gjendje:
• Të aplikojnë platformën ILIAS në trajnime;
• Të kuptojnë rolin e sistemit elektronik ILIAS në procesin e realizimit të trajnimit;
• Të kuptojnë se si bëhet qasja në platformën ILIAS;
• Të mësojnë se si formohet grupi i pjesmarrësve në platformën ILIAS;
• Të mësojnë organizimin dhe mbajtjen e nje kursi të trajnimit përmes platformës ILIAS;
• Të bëjnë aplikimin e drejtë të rregullave të komunikimit dhe konfidencës gjatë trajnimeve përmes platformës ILIAS.

Siç dihet Plani strategjik të cilin e ka nxjerr Rrjeti Evropian për Arsimim Gjyqësor (ETJN) për periudhën 2007 deri me 2013 u rekomandon institucioneve nacionale për aftësim në gjyqësi që të zbatojnë aktivitetet e tyre arsimore duke shfrytëzuar teknologjinë informative, veçmas aftësimin nga lëmia e së drejtës së BE-së dhe të drejtave themelore të njeriut, andaj IGJK është në fazën fillestare të zbatimit të kësaj metodologjie të avancuar të trajnimit në programet e saj. 

Trajnimi u realizua edhe përmes demonstrimit praktik të detyrave nga ana e zyrtarit të IGJK-së për teknologji informative si dhe vetë pjesëmarrësve. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e IGJK-së të certifikuar për të drejtën e BE-së.

Shpërndaje :