Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-04-2018

Sistemi prokurorial – struktura dhe kompetencat

Më 18 prill 2018, Akademia e Drejtësisë, me mbështetje të GIZ-it,  realizoi  trajnimin  me temë “Sistemi prokurorial – struktura dhe kompetencat”.

Ky trajnim kishte për qëllim të avancoj njohuritë e stafit administrativ të prokurorive për kompetencat, strukturën organizative, mandatin dhe kornizën ligjore të sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës.

Në fokus të trajnimit ishte korniza ligjore e sistemit gjyqësor-prokurorial, e kompetencave të Këshillit Prokurorial të Kosovës të parapara me Kushtetutë dhe Ligjin për KPK-në, si dhe organizimi i sistemit prokurorial.

Në kuadër këtij trajnimi u trajtuan edhe zhvillimet aktuale rreth punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, vendimet më të rëndësishme të tij, aktet normative kryesore dhe politikat e ndryshme për administrimin e sistemit. Gjithashtu u diskutuan edhe sfidat që paraqiten gjatë ushtrimit të mandatit të KPK-së, dhe Prokurorit të Shtetit.

Tematikë me rëndësi ishte edhe emërimi i prokurorëve dhe kushtet që duhet të plotësojnë për të ushtruar mandatin e prokurorit të shtetit.

Përfitues  të  këtij  trajnimi  ishin  stafi administrativ i prokurorive nga të gjitha nivelet dhe stafi i SKPK-së.

Shpërndaje :