Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-05-2018

Punëtori rajonale për statistikat e së drejtës penale lidhur me krimin kibernetik dhe provat elektronike

Më 14-15 maj 2018, në kuadër të projektit iPROCEEDS, në Bukuresht të Rumanisë është mbajtur “Punëtori rajonale për statistikat e së drejtës penale lidhur me krimin kibernetik dhe provat elektronike”.

Qëllimi i punëtorisë ishte njoftimi i pjesëmarrjeve rreth rolit dhe rëndësisë së statistikave, analizimit të shifrave dhe trendeve për krimin kibernetik, dhe provat elektronike, sa janë thelbësore në përcaktimin e nivelit të kërcënimeve të paraqitura nga format e ndryshme të krimit kibernetik, për të mbështetur hetimet, ndjekjet më efikase si dhe për të informuar më mirë hartuesit e politikave strategjike.

Fillimisht në punëtori kanë prezantuar sektori i policisë Njësiti Kundër Krimit Kibernetik nga vendet e Evropës Juglindore dhe Turqia, ku janë paraqitur raporte, regjistrimi i statistikave, mbledhjes dhe analizës së drejtësisë penale - procedurat aktuale, sfidat dhe mundësitë. Gjithashtu janë paraqitur sistemet e raportimit të krimit kibernetik, korniza institucionale për grumbullimin e të dhënave dhe statistikave, mënyrën se si ndahen të dhënat me organizata të tjera nga sektori publik dhe privat.

Punëtoria ka vazhduar me paraqitjen e të dhënave, raporteve, regjistrimit të statistikave, mbledhjes dhe analizës së drejtësisë penale - procedurat aktuale, sfidat dhe mundësitë e prokurorisë. Gjatë prezantimit prokurorët kanë prezantuar, nëse legjislacioni i tyre vendor e njeh apo jo si vepër të veçantë penale krimin kibernetik, janë paraqitur sistemet e raportimit të krimit kibernetik, korniza institucionale për grumbullimin e të dhënave dhe statistikave, mënyrën se si ndahen të dhënat me organizata të tjera nga sektori publik dhe privat, praktikat aktuale, dhe sfidat në këtë fushë.

Në lidhje me raportimin, regjistrimin e statistikave, mbledhjes dhe analizës së drejtësisë penale - procedurës aktuale, sfidave dhe mundësive ka raportuar edhe sektori i CERTS – Computer Emergency Response Team.

Po ashtu janë paraqitur edhe praktikat më të mira ndërkombëtare, krahasimi dhe analiza - modeli estonez, përcaktimi i metodologjisë për mbledhjen dhe analizën e statistikave mbi krimin kibernetik dhe provat elektronike.

Në këtë punëtori morën pjesë gjyqtar, prokuror, zyrtar policor nga departamenti për krimin kibernetik, zyrtar nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Akademia e Drejtësisë.

Shpërndaje :