Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-06-2018

Konferenca Rajonale e Institucioneve trajnuese te Ballkanit Perendimor

Më 7-8 qershor 2018, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë ka marrë pjesë  në Konferencën Rajonale të Institucioneve trajnuese të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), me temë “Roli i trajnimit gjyqësor në emërimin dhe gjatë ushtrimit të funksionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve” e cila u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.

Qëllimi i kësaj konference ishte: Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të trajnimit gjyqësor dhe Këshillit Gjyqësor në procesin e trajnimit gjyqësor, termat e referencës për zhvillimin e Studimit mbi standardet minimale të përbashkëta të procesit të trajnimit gjyqësor, Programi i Trajnimit Gjyqësor 2019-2021.

Gjatë kësaj konference u diskutua: Rëndësia e  institucioneve trajnuese dhe Këshillave Gjyqësor në procedurën e emërimit të gjyqtarëve, Roli i trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm gjyqësor në procesin e emërimit, hapat e ardhshëm në procesin Institucioneve të Trajnimit gjyqësor në Ballkanin Perëndimor. Përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë paraqitur pikëpamjet e tyre për procedimin me procesin e bashkëpunimit dhe iu kanë siguruar pjesëmarrësve informacione mbi aktivitetet dhe planet e KE-së në trajnimin gjyqësor.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve trajnuese, përfaqësues të Këshillave Gjyqësorë të Ballkanit perëndimor dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Shpërndaje :