Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-07-2018

Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun

Më 12-13 korrik 2018, Akademia e Drejtësisë me mbështetjen e GIZ, realizoi trajnimin për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial me temën “Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishe avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për qasje më të mirë në komunikim, raportim me media si dhe marrëdhëniet me publikun.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtua: Qasja e publikut në procedurat gjyqësore, qasja e mediave në procedurat gjyqësore, raportimi në procedurat gjyqësore, prezantimi institucional dhe informata me publikun.

Me theks të veçantë u trajtua rëndësia e prezantimit publik, kuptimi i kontekstit, kuptimi i kërkesës/ interesimit, kuptimi i informatës apo mesazhit. Gjatë këtij sesioni trajnues u diskutua për organizimin e konferencës për shtyp, procesi i përgatitjes së prezantimit, rezultatet e prezantimit, prezantimi para publikut dhe prezantimi në media.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësi të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në punën e tyre të përditshme ne lidhje me media dhe publikun.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: administratorë, bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjor, zyrtarët për informim nga gjykata dhe prokurori të niveleve të ndryshme.

Shpërndaje :