Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-01-2011

Programi i Trajnimeve për Avancim: - Konventa Evropiane për Liritë Themelore dhe të Drejtat e Njeriut

Me dt. 20 dhe 21 janar 2011, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoi sesionet trajnuese me temë: Konventa Evropiane për Liritë Themelore dhe të Drejtat e Njeriut.

Objektivë kryesore ishte që përfituesit nga ky trajnim të jenë në gjendje të kuptojnë rëndësinë  e Konventës Evropiane si mekanizëm për balancimin e standardeve ligjore sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut dhe efekti i vendimeve të marra për shtetet që janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe ratifikuese të Konventës

Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë trajnimit ishin: Këshilli i Evropës dhe Konventa për të Drejtat e Njeriut,  Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Procedura para Gjykatës, Kushtet e pranueshmërisë para Gjykatës Evropiane dhe procedurat tjera si dhe Derogimi në kohë lufte sipas KEDNJ-së.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive mbi funksionimin e këshillit të Evropës dhe dhe institucioneve të saj.

Përfitues ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të qarkut dhe nivelit komunal nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.


Shpërndaje :