Më 16 janar 2013, IGJK realizoi një sesion trajnues me temë “Pozita e gjyqtarëve për kundërvajtje në strukturën e re të gjyqësorit”
Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me pozitën dhe rolin e gjyqtarëve për kundërvajtje në strukturën e re të krijuar me Ligjin për Gjykata.
Gjatë trajnimit u prezantua dhe diskutua për ndryshimet ligjore sipas të cilave gjykatat për kundërvajtje hyjnë në kuadrin e departamentit të përgjithshëm të gjykatave themelore, si divizion për kundërvajtje. Me këtë rast u vunë në pah procedurat gjyqësore që zhvillohen në dvizionin për kundërvajtje dhe sfidat që janë shfaqur me rastin e zbatimit të procedurës kundërvajtëse sipas kësaj strukture të re.
Përfitues të këtij trajnimin ishin gjyqtarët për kundërvajtje nga të gjitha regjionet e Kosovës.
09-01-2013