Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-11-2018

Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe USAID PRP

Prishtinë, 19 nëntor 2018, z. Valon Kurtaj Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe z. Brian Kemple – Drejtor i Projektit në Tetra Tech ARD – Dega në Kosovë si zbatuese e Programit për të Drejtat Pronësore (USAID PRP), projekt i financauar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar(USAID), kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në organizimin e trajnimeve për të drejtën pronësore.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe z. Nadeem Shah – përfaqësues i USAID-it, i cili vlerësoi lartë nënshkrimin e këtij memorandumi dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë.

Edhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi është i një rëndësie të veçantë dhe shumë domethënëse, dhe organizimi i trajnimeve të moduleve në të drejtën pronësore paraqet një nevojë për ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

z. Brian Kemple pohoi se organizimi i trajnimeve për të drejtën pronësore ka për qëllim që pjesëmarrësit të njoftohen me praktikat më të mira reth kësaj fushe.

Shpërndaje :