Sot më datë: 04.12.2018, Akademia e Drejtësisë, ka pritur në vizitë nxënësit e shkollës së mesme në Prishtinë “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Në kuadër të vizitës nxënësit u njoftuan për së afërmi me veprimtarinë e Akademisë së Drejtësisë, bazën ligjore, strukturën organizative, programet trajnuese, punën hulumtuese, llojet e trajnimeve etj.
Gjithashtu nxënësit paten rastin të shikojnë edhe objektin e Akademisë, sallat e trajnimeve, bibliotekën etj.
04-12-2018