Më 11 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, organizon trajnimin me temë “Trajnim për hetimin e krimeve me armë”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit, Hetimi i krimeve me armë: Raport incidenti, Konvertimi i armëve – Rreziqet e reja, Hetimi financiar dhe konfiskimi i pasurisë.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë si dhe bashkëpunëtorë profesional nga gjykatat dhe prokuroritë.
08-02-2019