Më datë 14.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”.
Temat që do të diskutohen janë: 1) Pozita e të pandehurit pas ngritjes së aktakuzës; 2) I pandehuri gjatë procedurës për vlerësimin e ligjshmërisë së aktakuzës; 3) I pandehuri gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor dhe e drejta për ushtrimin e mjeteve juridike; 4) Afatet për ushtrimin e mjeteve juridike; 5) Të drejtat dhe detyrimet e të pandehurit gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI) 2017-2018.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
14-02-2019