Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-02-2019

Abuzimi seksual dhe veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve

Më 22 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV-së bashkëpunim  me UNICEF-in ka organizuar  trajnimin me  temë  “Abuzimi seksual dhe veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin  e drejtë  të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me procedurën penale kur fëmija është viktimë e veprave penale kundër integritetit seksual,  dhe dallimi i formave të paraqitjes së dhunimit dhe veprave tjera të ngjashme lidhur me integritetin seksual të fëmijëve.

Gjatë këtij  sesioni  trajnues në mënyrë të hollësishme u trajtuan format më të shpeshta të abuzimit seksual të fëmijëve, veprimet inkriminuese të kryesit të veprës penale, në rastin kur fëmija ka qenë viktimë, keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë.

Gjithashtu, në mënyrë të hollësishme u trajtua ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë, keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi, nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës, mundësimi ose detyrimi për prostitucion.

Me rastin e trajnimit u elaboruan edhe raste nga praktika gjyqësore përmes të cilave u zbërthyen dispozitat ligjore që sanksionojnë këto vepra duke ofruar praktikat më të mira në trajtimin adekuat të këtyre rasteve.

Përfitues të këtyre trajnimeve ishin gjyqtarët, prokurorët, bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :