Më 17 mars 2011, IGJK organizoi tryezën e punës me temë “Kontrata për Ndërtimin”. Gjatë punës së kësaj tryeze u shtjelluan temat si: Elementet thelbësore të kontratës për ndërtimin, burimet dhe efektet juridike, pjesëmarrësit në kontratë, klauzolat e veçanta, llojet e veçanta të kontratës, ndërtimi i përbashkët dhe mënyrat e shuarjes së kësaj kontrate.
Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se
Gjyqtarët përfundimit të tij do të jenë në gjendje:
· Të interpretojnë kornizën e përgjithshme ligjore për ndërtimet që përmban Ligji për Detyrimet i Kosovës dhe aktet tjera ligjore në fuqi.
· Të njohin praktikën e ndërtimeve që nga viti 1999 dhe esencën e problemeve ligjore dhe joligjore lidhur me kontratat e ndërtimit.
· Të dallojnë elementet thelbësore të Kontratës për Ndërtimin.
· Të dallojnë të drejtat e investuesit dhe kryerësit të punës.
· Të përcaktojnëçartë përgjegjësin për dëmin nga ndërtimet.
· Të dallojnë llojet e kontratave të ndërtimitdhe shpjegojnë mënyrat e shuarjes së ëtyre.
· Të unifikojnë praktikën gjyqësore në lëmin e zbatimit të legjislacionit të ndërtimit që zbatohet në Kosovë.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.
17-03-2011