Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-03-2019

Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore

Më 7 mars 2019, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me  temë “Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohen: Veçoritë e procedurës penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore; Paraburgimi për personat me çrregullime mendore; Zbatimi i ekzaminimit psikiatrik dhe trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe në liri.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit.

Shpërndaje :