Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-03-2019

Procedura Kontestimore – Pjesa e parë

Më datë 14 dhe 15 Mars 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: “Procedura Kontestimore – pjesa e parë”.

Çështjet që do të diskutohen janë: Parimet themelore të procedurës kontestimore, Parimi i kushtetutshmërisë, Parimi i ligjshmërisë, Parimi i disponibilitetit, Parimi i së vërtetës materiale, Parimi i ekonomisë së gjykimit, Gjuha në procedurën kontestimore, Shqyrtime të përgjithshme lidhur me kompetencën, Kompetenca Lëndore, Kompetenca Territoriale, Kompetenca territoriale ndihmëse, Konflikti në lidhje me kompetencën etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :