Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-04-2019

Provat në procedurën penale

Më datë 11 dhe 12 Prill 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: Kodi i procedurës penale, nën moduli: “Provat në procedurën penale”.

Temat që do të diskutohen janë: Rregullat e përgjithshme për vlerësimin e provave, fuqia provuese e deklarimit të të pandehurit, provat për konfiskim të pasurisë, llojet e provave për konfiskim, provat e nevojshme për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale, klasifikimi i provave etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), 2017-2018.

 

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :