Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-04-2019

Trajnim për Kodin e Ri të Drejtësisë për të mitur

Më 19 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV),  organizon trajnimin me temë  “Trajnim për Kodin e Ri të Drejtësisë për të mitur”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Masat e Diversiteit - Standartet Ndërkombëtare; Parimet e Kodit të Drejtësisë për të Mitur si Garanci për zbatimin e Drejtësisë Restauruese për të Mitur; Ndërmjetësimi dhe Masat e Diversitetit sipas KDM; Kuadri ligjor sipas KDM mbi Masat e Diversitetit; Kosiderime të përgjithshme mbi secilën nga Masat e Diversitetit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët e Departamentit për të mitur nga Regjioni i Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës.

Shpërndaje :