Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-04-2019

Kodi i ri Drejtësisë për të mitur

Më 18 dhe 19.04.2019 Akademia e Drejtësisë  e mbështetur nga UNICEF, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), realizoj dy trajnime me temë: “Kodi i ri i Drejtësisë për të Mitur”.

Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte inkurajimi i  zyrtarëve të policisë dhe prokurorëve për të mitur, në aplikimin e masave të diversitetit pёr të miturit, si njё nga masat më efikase dhe të përshtatshme pёr fëmijët në konflikt me ligjin që ёshtё në zbatim, dhe kritereve ligjore të përcaktuara nga Kodi i Drejtësisë pёr të Mitur për garantimin dhe mbrojtjen e të gjitha të drejtave të tyre sipas standardeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

Çështjeve që i’u kushtua më shumë vëmendje ishin parimet e Kodit të Drejtësisë pёr të Mitur, çështja e ndërmjetësimit, masat  e diversitetit dhe llojet e tyre. Gjithashtu u diskutua rreth risive të cilat janë të pranishme tani me Kodin e ri të Drejtësisë pёr të Mitur si dhe procedurat të cilat duhet zhvilluar që zbatimi të jetë i drejtë dhe në përputhshmëri me ligjin.

Metodologjia e aplikuar në trajnim ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive ku përfituesit e këtij trajnimi u informuan rreth risive dhe procedurës që duhet  aplikuar në rastet që ata ballafaqohen gjatë ushtrimit të profesionit.

Përfitues të këtij trajnimi në ditën e parë ishin prokurorët dhe policët hetues nga  regjioni Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, ndërkaq në ditën e dytë prokurorët dhe policët hetues nga regjioni i Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës.

Shpërndaje :