Më 25.04.2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), është duke realizuar një (1) sesion trajnues nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Shpenzimet e procedurës dhe kërkesat pasurore juridike”.
Çështjet të cilat do të diskutohen në trajnim janë: Aktvendimi për shpenzimet e procedurës penale, pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar, shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit ose të përfaqësuesit të autorizuar, paraqitja e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike, vendimi mbi propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike, kthimi i pasurisë të dëmtuarit etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), 2017-2018.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
25-04-2019