Mё 07-08 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë nё kuadër tё Programit pёr Trajnime tё Vazhdueshme (PTV),organizoi trajnimin e radhёs me temё “Interpretimi i legjislacionit tatimor nё Kosovё”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në interpretimin e drejtë të legjislacionit tatimor dhe në zbatimin e drejtë të tij në praktikë.
Çështjet të cilat u trajtuan dhe i ‘u kushtua me shumë rëndësi ishin: Ligji mbi të ardhurat e Korporatave, Udhëzimi Administrativ për Transferimin e Çmimeve, dispozitat e Ligjit për tatimin në të Ardhura Personale. Vëmendje të veçantë gjatë këtij trajnimi kishte edhe Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat e tij, dilemat dhe sfidat që hasen në rastet e ndryshme në praktikën gjyqësore.
Metodologjia e përdorur ishte e kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive, ku trajnuesit përmes rasteve praktike dhe interpretimit të dispozitave ligjore ofruan zgjidhjet e duhura.
Përfitues të këtij trajnimi dy-ditor ishin gjyqtar dhe bashkëpunëtorë profesional nga Gjykatat Themelore dhe Gjykata e Apelit të Republikës së Kosovës.
08-05-2019