Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-04-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII)

Akademia e Drejtësisë, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të planifikuara sipas plan programit të përcaktuar.

Në kuadër të trajnimit teorik janë realizuar gjithsejtë 16 sesione trajnuese nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike.

Nga nën moduli: Procedura Kontestimore – pjesa e parë janë realizuar katër (4) sesione trajnuese ku u trajtuan: Përfundimi i procedurës me vendim të gjykatës, forma e prerë e aktgjykimit dhe korigjimi i tij, llojet e aktgjykimeve sipas LPK-së, si dhe mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të goditjes së vendimeve.

Nga nën moduli: “Procedura Kontestimore – pjesa e dytë janë realizuar tetë (8) sesione trajnuese dhe janë diskutuar këto çështje: Paraqitja e padisë në gjykatën e shkallës së parë, shqyrtimi paraprak i padisë dhe përgjigja në padi, përgatitja e seancës për shqyrtim kryesor, mjetet provuese dhe marrja e provës, dhe sigurimi i kërkespadisë.

Gjithashtu nga nën moduli: “E drejta Familjare” janë realizuar katër (4) sesione trajnuese ku gjyqtarët e sapo emëruar kanë trajtuar strukturat farefisnore, të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve, zgjidhja e martesës/procedura e shkurorëzimit, si dhe vërtetimi dhe kundërshtimi i atësisë dhe amësisë.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 9 ditë trajnim praktik në gjykata konform orarit të përcaktuar.

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur (39) gjyqtarë të sapo emëruar, shtatë (7) prej të cilëve janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :