Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-05-2019

E drejta Ekonomike

Më datë 16 dhe 17 Maj 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “E drejta Ekonomike”.

Temat që do të diskutohen janë: Falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi i personave juridik, fillimi i procedurës së falimentimit dhe pasojat juridike, administrimi i pasurisë së falimentuar, kontratat në ekonomi, punët bankare, punët e veçanta kredituese, punët shërbyese bankare etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :