Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-05-2019

Masat edukative dhe dënimet ndaj të miturve

Më 28 maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka organizuar trajnimin me temë "Masat edukative dhe dënimit ndaj të miturve".

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin në praktikë të masave edukuese të cilat mund ti shqiptohen të miturve.

Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan ndryshimet me Kodin e ri të Drejtësisë te masat edukative për të mitur, të cilat ofrojnë mundësi për zgjidhjen më të shpejtë të masave edukative, si dhe ndryshimi i vendimit për ekzekutimin e masës edukuese. Po ashtu vëmendje të veçantë kanë pasur format e vendimeve si dhe ekzekutimi i masave dhe dënimeve.

Më tej, u elaborua ekzekutimi i masave dhe dënimeve tek rastet ku të miturit janë shtetas të huaj si dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar tek rastet ku kryesit e mitur janë shtetas të huaj.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që i hasin gjatë praktikës gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë si dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :