Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-05-2019

Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore

Më 30-31 maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV-së, ka realizuar trajnimin me temë “Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore”. Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me rolin dhe rëndësinë e shkathtësive ligjore dhe gjyqësore.

Në ditën e parë të këtij trajnimi u trajtuan: parimet dhe shkathësit e shkrimit ligjor, metoda IRAC e të shkruarit ligjor dhe aplikimi praktik i metodës IRAC. Ndërsa në ditën e dytë të trajnimit u trajtuan: Teknikat e hulumtimit ligjor si dhe procesi e parimet e shkrimit të mirë ligjor.

Që në fillim u shpjeguan dhe zbërthyen standardet bashkëkohore të shkrimit dhe arsyetimit ligjor. Shkrimi dhe arsyetimi ligjor është pjesë e punës së përditshme për secilin zyrtare të gjykatave dhe prokurorive, prandaj është edhe parakusht për ngritje e cilësisë se vendimeve gjyqësore dhe akteve të tjera të ndryshme, e rrjedhimisht edhe parakusht për efikasitetin dhe besueshmërinë e publikut në vendimet gjyqësore.

Në këtë trajnim u potencua se shkrimi i mirë ligjor karakterizohet me saktësinë, të ketë bazë solide ligjore, analitik, të mos jetë thjesht deklarim apo rishikim i fakteve dhe opinioneve, i organizuar dhe të të ketë rregull në paraqitjen e tij. Po ashtu u kërkua që të mbulojë të gjitha aspektet, specifik dhe konkret, jo me dy kuptime, logjik, të ketë strukturë dhe organizim, korrekt, gramatikë të mirë, shenja pikësimi, bindës, ta bëjë lexuesin ta besojë shkrimin dhe i qartë, i lehtë për t’u kuptuar.

Gjithashtu u shpjeguan hapat para-shkrimore siq janë: 1. Përcaktimi i qëllimit, Pse nevojitet dokumenti, 2. Përcaktimi i audiences - Kush do ta përdorë dokumentin dhe 3. Përcaktimi i pengesave.   

Per metodën ÇRAK (IRAC-anglisht)-(Çështja, Rregulli, Analiza dhe Konkluzioni) u potencua se përbëhet prej elementeve themelore të përmendura të analizës ligjore. Eshtë proçes nëpërmjet të cilit të gjithë juristët mendojnë rreth çdo problemi ligjor. Nëpërmjet zbatimit të kësaj formule reduktohet kompleksiteti i ligjit në një ekuacion të thjeshtë.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren metodat e shpjegimit teorik, duke u bazuar në raste studimore dhe nga praktika duke u shoqëruar me diskutime interaktive të lehtësuara nga trajnuesit, përmes analizës dhe shtjellimeve të tematikës, me fokus në zbatimin e parimeve dhe shkathësive të shkrimit ligjor, metodës ÇRAK (IRAC) të të shkruarit ligjor dhe teknikave të hulumtimit ligjor si dhe përmes detyrave të ndara në grupe për pjesëmarrësit.

Përfituesit: Bashkëpunëtorët profesional, zyrtarët ligjor dhe asistentet-sekretaret juridike.

Shpërndaje :