Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-06-2019

Takimi me mentorët e prokurorëve të sapo emëruar (gjenerata e VIII)

Më 05 Qershor 2019, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, priti në takim mentorët e prokurorëve të sapo emëruar (gjenerata e VIII).

Qëllimi i takimit ishte njoftimi i mentorëve me programin trajnues fillestar të cilit do t’i nënshtrohen prokurorët e rinjë, aktivitetet dhe angazhimet e tyre gjatë mentorimit, ndarja e detyrave dhe përgjegjësive, listat e vijueshmërisë, periudha dhe orari i mentorimit, vlerësimi përfundimtar që do t’u bëhet prokurorëve, caktimi i pushimit vjetor etj.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :