Më 07 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: “E drejta e Trashëgimisë”.
Temat që do të diskutohen janë: Nocioni i bashkëpronësisë dhe pronës së përbashkët, Të drejtat dhe detyrimet e bashkëpronarëve, E drejta e pjesëtimit, Shuarja e bashkëpronësisë, pronësia e përbashkët bashkëtrashëgimtarëve mbi sendet e masës trashëgimore, E drejta e pronës në kate etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
07-06-2019