Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-06-2019

Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore

Më 10-11 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me "European Union Kosovo" dhe "Moving Forward", në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Trafikimi me qenie njerëzore; Aspektet ligjore; Të kuptuarit e viktimës; Perspektivat e viktimës; Viktimat si dëshmitare; dhe përcaktimi i kornizës.

Përfitues të  këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, prokurorët, bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët ligjor.

Shpërndaje :