Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-06-2019

Lufta kundër Trafikimit me qenie njerëzore

Më 10-11 qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e Organizatës Evropiane pёr Ligjin Publik ELPO, realizoj punëtorinë dy-ditore  me temë: “Lufta kundër Trafikimit me qenie njerëzore”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte luftimi dhe zbatimi i drejtë i ligjit në fuqi sa i përket këtyre veprave penale.

Në ditën e parë janë trajtuar kryesisht aspektet ligjore të kësaj vepre si dhe të kuptuarit e viktimës dhe perspektivat e viktimës. Në ditën e dytë fokus të veçantë  kishte mbrojtja e viktimës para dhe gjatë zhvillimit të procesit penal, mbështetja, rehabilitimi i viktimës dhe ri-integrimi i saj në shoqëri. 

Me rastin e kësaj punëtorie përmes rasteve praktike u vu në pah se trafikimit me qenie njerëzore është dukuri e përhapur dhe më fitimprurëse e krimit të organizuar, duke arritur dimensione të njëjta me trafikimin e drogës dhe të armëve. Andaj, u kërkua që pjesëmarrësit të kuptojnë drejt elementet e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe të njohin format e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit me njerëz në mënyrë që të ketë rezultate në luftimin e këtyre veprave.

Përfitues të kësaj punëtorie ishin gjyqtarët, prokurorët, bashkëpunëtorët profesional si dhe zyrtarët ligjor nga gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Shpërndaje :