Më datë 17 dhe 18 Qershor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nën moduli: “Kodi Penal – pjesa e përgjithshme”.
Temat që do të trajtohen janë: Nocioni formalo-material i veprës penale, Vepra penale sipas KPRK, Elementet themelore të veprës penale, Figura e veprës penale, etj.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo e emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
17-06-2019