Më datë 20 dhe 21 Qershor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “E drejta e Detyrimeve”.
Temat që do të diskutohen janë: Shpërblimi i demit, shpërblimi i demit të shkaktuar në aksident rrugor, shpërblimi i demit të shkaktuar në aksidentet në vend të punës, padia për shpërblimin e demit, aktgjykimi për shpërblimin e demit etj
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
20-06-2019