Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjatë muajit Qershor 2019

Në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e VIII (tetë), gjatë muajit qershor  janë realizuar gjithsejtë 8 (tetë) sesione trajnuese nga moduli: “Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme” janë realizuar 4 (katër) sesione trajnuese në të cilat janë trajtuar temat: Nocioni dhe elementet e veprës penale, Objekti dhe subjekti i veprës penale, Ndarja e veprave penale, Veprimi.

Objektivat e këtij nën moduli qëndrojnë tek zbatim, Zgjerimi i njohurive lidhur me funksioni dhe sistemin e sanksioneve penale si dhe karakteristikat kryesore të ekzekutimit të vendimeve.

Në kuadër të nën modulit “Kodi Penal-pjesa e veçantë” janë realizuar 4 (katër) sesione trajnuese ku prokurorët e sapo emëruar kanë zhvilluar kompetencën profesionale mbi këto çështje: Veprat penale nga kapitulli XIV, XV dhe hyrje në kapitullin e XVI, Veprat penale kundër jetës dhe trupit dhe lirive e të drejtave të njeriut, Veprat penale nga kapitulli XVII dhe XX, Veprat penale nga kapitulli  XX.

Ndërsa komponenta e trajnimit praktik, për këtë periudhë është realizuar përmes vijimit të praktikës nga ana e prokurorëve të sapoemëruar në prokurori përkatëse, konform orarit të përcaktuar me program. Trajnimin fillestar për prokurorët e sapo emëruar janë duke e ndjekur 12 prokurorë të sapo emëruar.

Shpërndaje :