Më 29 dhe 30 Gusht 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: “Marrja dhe administrimi i provave në procedurën civile”.
Çështjet të cilat po diskutohen janë: Dëshmitarët, Dëshmitarët - Zotësia për të qenë dëshmitar, Detyra për të dhënë dëshmi, Cilët persona nuk mund të procedohen si dëshmitar, E drejta e dëshmitarit për të refuzuar të dëshmoj, E drejta e dëshmitarit për mos dhënien e përgjigjes në pyetjen konkrete, Thirrja e dëshmitarit, Pyetja e dëshmitarit, Mënyra e marrjes në pyetje të dëshmitarit, Ekspertët, Ekspertët - Caktimi i ekspertëve exofficio, etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
29-08-2019